Sun. Jul 12th, 2020

LG dhe Samsung do të lansojnë telefonat tyre 5G në MWC 2019

Një raport i ri nga Korea e ka cilësuar Mobile World Congress si ngjarjen në të cilën ne do të shohim debutimin e telefonave 5G nga LG dhe Samsung.

Ditët e fundit kemi parë qarkullimin e një spekulimi se Samsung do të organizojë një ngjarje të veçantë para konferencës së shkurtit. Kjo është në kontrast me këtë sugjerim të fundit.

 

Koreja Herald mbart raportin, i cili citon një zyrtar të industrisë i cili jep informatën e re. Zyrtari thotë se LG ka planifikuar të prezantojë telefonat 5G në muajin maj në Kore dhe SHBA por gjërat tani kanë ndryshuar: “udhëheqja e re e kompanisë ka ndryshuar planin kohët e fundit, që të mos jetë një klient i vonuar në tregun e 5G”.

Ende pritet që telefoni i ri Samsung të jetë Galaxy S10, por të ketë të paktën dy versione të ndryshme (ndoshta tre) secila me disa variante, duke përfshirë opsione të ndryshme 4G dhe 5G.

Gjithashtu vlen të përmendet se edhe nëse telefonat 5G publikohen në MWC, mund të ndodhë që ato të mos jenë në dispozicion deri disa muaj më vonë, kur rrjetet 5G të jetësohen. /Telegrafi.com