Wed. Apr 8th, 2020

Mercedes-Benz EQS 2021

Mercedes-Benz, Vision EQS

Mercedes-Benz është duke u përgatitur të marrë kryesimin nga rivalet si: Tesla Model S,
Porsche Taycan dhe gjeneratën e ardhshme Jaguar XJ me sallonin e saj të
ri elektrik EQS, dhe ka zbuluar imazhet e para zyrtare të një prototipi të kamufluar.

Mercedes më parë la të kuptohej për stilimin e sallonit të parë elektrik
me konceptin EQS Vision në shfaqjen e Auto Show të vitit të kaluar në Frankfurt.

EQS do të garojë me Porsche Taycan të ri dhe E-Tron GT të Audi në modelet
të premiumeve elektrike.

Sipas zyrtarëve, emri EQS nënkupton një nivel luksoze, rehati dhe karakteristika të përkryera te ngjajshme me
serien S tradicionale te kompanisë.

EQS pritet të ketë dy motorë elektrik – një përpaa dhe një tjetër në pjesën e pasme –
duke siguruar një lëvizje të përhershme me katër rrota. Në EQC, kjo përbërje do të japë më shumë se 400hp
. Një bateri litiumi me një kapacitet rreth 90kWh është planifikuar të sigurojë një vozitje
400 deri 500km (248-311 milje) me një mbushje.