Duke debutuar në CES 2020, këto prototipe të laptopë-ve tregojnë se çfarë është e mundur
me teknologjitë aktuale të ekraneve.
Vitin e kaluar morëm pamjet e para në pajisjet me ekran të dyfishtë dhe të palosur nga Intel,
Microsoft dhe të tjerët. Tani Dell zbuloi modelet e veta në CES 2020, Concept Duet dhe Concept Ori. Duet,
i cili është i ngjashëm me Surface Neo të Microsoft-it, pritet të dale në fund të vitit.
Për krijuesit , për shembull, dizajni do të thotë që mund ta përdorni vertikalisht për
të rishikuar imazhet në njërin ekran, ndërsa punoni në anën tjetër, ose të keni vetëm një panel .
Ose mund të bëni gjëra të tilla si ndërtimi i një plani për pushime në njërin ekran ndërsa
mbledh detajet tuaja në anën tjetër. Gjithashtu ështënjë mënyrë e shkëlqyeshme për të lexuar një libër
ose revistë.