Sun. Jul 12th, 2020

Cruise Origin – Makina e re autonome e GM

SAN FRANCISCO - SEP 26 2015:Buildings in San Francisco downtown. Median rent in the city is more than 1,353.63"u20ac per month. That's higher than every other major city in the U.S.

Makina autonome me 4 ulëse është gati për shërbim në San Fracisco , kjo makinë mundë të i`u kursej deri 5000$ gjatë vitit klientëve.

Cruise Origin, është një makinë autonome e prodhuar nga General Motors(GM), është elektrike dhe autonome në vozitje .

Makina është dizajnuar nga kompania amerikane ” për të përmirsuar jetën në qytet” dhe do të jetë bazë e shërbimit publik të trafikut  në San Francisco,California.

Origin që thuhet se do të jetë e aftë të vozitet me shpejtësi të autostradave , u zhvillua nga GM dhe me mbështetje finaciare nga maraka e njohur Japoneze HONDA

Origin , është me katër ulëse  me dizajn shumë të mirë ,dhe e pajisur me vënde për USB dhe ekrane  për të inkurajuar pasagjerët që të relaksohen ose të  punojnë aty gjatë udhëtimit.

Nuk ka timon dhe as pedale ,dhe dyert hapën me rrëshqitje anash ,në mënyrë që kur hapën të mos pengojnë këmbesorët ,dhe për lehtësim për të hyrë ose dalë nga makina.

Shumë pak detaje teknike dihen , por CEO i modelit ORIGIN Dan Ammann ka konfirmuar se modeli është i gatshëm për prodhim dhe ka për qëllim të përdoret për shërbim të ri trafiku, i cili mundë të i`u kursej banorëve të San Francisco-s deri në 5000$ në vit  në krahasim me makinat private.

Jetëgjatësia e këtij modeli thuhet se do të jetë rreth 1 milion mile.