Sun. Jul 12th, 2020

CEO i Volkswagen synon të arrijë Tesla-n në garën për Makina Elektrike

FRANKFURT - Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Volkswagen Herbert Diess po i dërgon një mesazh Elon Musk: Ne po vijmë për Tesla-n.

VW ID.3

Derisa Tesla po i hap rrugën veturave elektrike, VW po blenë kompani softuerësh dhe po rritë investimet në automjete të qëndrueshme dhe  bateri,
tha Diess të Premten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“është një garë e hapur, ” tha Diess në një intervistë për Bloomberg TV.
“Ne jemi mjaft optimist që ne ende mund të mbajmë ritmin me Tesla-n dhe gjithashtu në një fazë ndoshta e kalojmë,” tha ai.

Vlera e tregut e Tesla-s tejkaloi VW  për herë të parë këtë javë.

Megjithatë, Tesla ka një përparësi konkuruese në makinat elektrike dhe softuerët,por kërcënimi vjen  nga plani i Musk për të krijuar një fabrikë afër Berlinit, në zemër të industrisë së automobilave të Gjermanisë.

 

Tesla Model 3

Volkswagen ka filluar ndërtimin automobilave elektrik të parë për tregun  , modelin ID3, në Gjermani. Modeli do të jetë një rival me modelin Tesla Model 3,
i cili ka ndihmuar në ngritjen e shitjeve të automjeteve amerikane në Evropë.

“2020 për industrinë e automjeteve do të jetë një vit shumë i vështirë,” tha Diess. “Por ne po bëjmë gjërat e duhura për të qenë konkurues.”