Banner
Stargate Universe
Diskusioni filluar nga Skender Kajoshaj , më 05 Tetor 02:59 PM
Diskusion rreth serialit të ri të franshizës Stargate.
Përgjigje
You will need to be a member of this group first before you can post a reply.
Skender Kajoshaj
Premiera e Stargate Universe ka qenë të premtën, më 2 tetor në SHBA, gjegjësisht të shtunën rreth ora 3 e natës në Europë.

Pasi ka qenë e ditur se producentët kësaj herë duan të krijojnë një "tjetër stargate" - shumë janë friguar se mos do të ndryshojnë konceptin e serialit për t'iu përshtatur trendit të fundit, të cilit duket domosdo çdo serial tenton të i përshtatet kohëve të fundit (të filluar pak a shumë me Battlestar Galactica) - dhe në disa aspekte, friga e disave mund të thuhet se ka qenë e arsyetuar.

Së pari: Kamera është pothuajse e njëjtë me stilin e BSG - pra metoda e filmimit me "dridhje" të kamerës. Dikuj mund t'i pëlqej kjo, mua personalisht nuk më pëlqen. Ajo që më ka fascinuar te SG-1 dhe Atlantis ka qenë pikërisht prezentimi me stil kinemaje - është kënaqësi të shikosh serialet me video projektor, dhe ke ndjenjë se nuk është tjeshtë një serial, por një film epik.

"Stili i errët, provokativ": Ajo që e ka filluar BSG ka qenë që seriali të jetë shumë më i errët, ku nuk ka të mirë dhe të këqinj, por si duket secili e ka agjendën e vetë konspirative, ku karakteret nuk janë të tillë që mund të konsiderohen heronj, por të gjithë kanë të metat e veta. Kjo mund të funksjonojë te BSG, por te Stargate ... Sidoqoftë, në pilotin e serialit (2 epizodat e para) është heret që të gjykohet se çdarë do të jetë koncepti, por shifet se edhe këtu producentët janë bazuar mjaft te BSG.

Sinqerisht, unë shpresoj se nuk do ta bëjnë të tërë serialin lidhur me karakteret e njerëzve, intrigat dhe dramat sociale, por që do të ketë më shumë Stargate - pra fascinacion i përsosur Sci-Fi, udhëtime në botërat e panjohura të universit dhe aventura që ngjallin imagjinatën. Është kjo që franshizën e ka bërë të njohur dhe do të ishte mëkat që të hiqet dorë nga e njëjta. Përndryshe rrezikojmë të përfundojmë me një telenovelë në kosmos.
E enjte, 08 Tetor 2009 13:57